Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 2017 në fshatin Parallovë të Gjilanit, ku hajdutët e kishin thyer shtëpinë e Enver Avdylit duke vjedhur gjësende me vlerë.
Mirëpo, hajdutëve u kishte ikur diçka. Në qoshe të shtëpisë ishin kamerat e sigurisë dhe nga shtëpia tjetër në Hajvali ku banon i kishte vërejtur. Ai kishte arritur që njërin prej tyre ta zinte dhe ta dorëzonte në polici, por për këtë gjest Gjykata në Gjilan e kishte dënuar me një vit burgim me kusht nën akuzën “privim nga liria”, shkruan Reporteri.net.
Ai rrëfen se në fillim prokurorja e rastit i kishte thënë se dënohet me 3 vjet burg për hajnin që e kishte zënë dhe dorëzuar. Ndërsa tani sipas tij ia kanë lehtësuar dënimin në një vit burgim me kusht. Avdyli thotë se hajni aktualisht është në liri dhe është shpallur në kërkim nga Policia.
Këtë të shtune shtëpia e tij në Hajvali ka qenë sërish cak i hajdutëve.
Shikoni rrëfimin e tij:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.