Deputeti I LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se lajmi se ShBA-të kanë bllokuar 200 milionë dollarë që ishin planifikuar të investoheshin në Kosovë përmes MCC është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, ndryshe kjo qeveri do të humb kuptimin.
Postimi i tij:
E përjetuam edhe këtë!!!!!!
Lajmi se SHBA-të kanë bllokuar 200 milion dollarë që ishin planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC (50 milion) dhe projektit të gazit – rreth 150 milionë, është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.
Jemi mësuar që lajmet e tilla nga SHBA-të, ti shohim në raport me Korenë e Veriut, Kubën, Kinën, Venezuelën apo Rusinë, por kurrë se kisha menduar dhe besuar që kjo do i ndodh vendit tonë.
Vlera monetare e humb rëndësinë karshi dëmit kolateral që Kosova do ta ketë në imazhin ndërkombëtarë të saj. Harroni njohjet e reja, harrojeni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndērkombëtare, izolimin e kemi ne prag.!
Është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, në të kundërt kjo qeveri humb kuptimin e vet!!.