×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Kurtin: Kur ju paralajmëronim se është i rrezikshëm për Kosovën, na thonit tradhtarë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 15:40

    Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili tashmë ka kaluar në partinë SocialDemokratike, ka reaguar ndaj deklaratës së djalit të Donald Trumpit, i cili tha se është koha t’i tërheqim trupat amerikane nga Kosova.


    Krasniqi tha se kohë më parë është cilësuar si tradhëtar kur kishte thënë se kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti, është i rrezikshëm për Kosovën.

    “Kur thojshim “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”, na thojshit tradhëtarë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Mbrëmë senatori amerikan, David Perdue, kishte thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA’ja duhet të rishqyrtojë praninë ushtarake.

    Ndërkohë një qëndrim të tillë e kanë shpërndarë edhe Richard Grenell dhe Robert O’Brien.

    E sikur të mos mjaftonte kjo, djali i Donald Trump, ka thënë në mënyrë të qartë se “është koha që forcat amerikane të kthehen në shtëpi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!