×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Presidenti Thaçi: Qeveria të mblidhet urgjentisht dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat e SHBA

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 15:34

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë kërkesë të qartë për Qeverinë e Kosovës që të marrë vendime për çështjet që SHBA i ka radhitur si kërkesa.


    Thaçi iu ka drejtuar Qeverisë duket i thënë se “mjaft keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA”, shkruan Reporteri.net

    “Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tone”, ka thënë Thaçi.

    Ndërkaq, ai ka shtuar se konfrontimi me Amerikën është i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm për historinë e Kosovës.

    “Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, Reporteri.net ka shkruar se kryeministri Albin Kurti është në një takim urgjent me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Këto reagime vijnë pasi zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur për nisjen e sanksioneve ndaj Amerikës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!