×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja në mbledhje të jashtëzakonshme

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 16:24

    Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot në ora 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.


    PDK-ja bën të ditur se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për media.

    PDK-ja thotë se në mbledhjen e Kryesisë do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.

    “Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare vijnë pas cenimit të raporteve Kosovë-SHBA që po ndodhin si pasojë e sjelljeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!