×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për Kurtin: Obsesioni i tij me Hashim Thaçin ia ka humbur shikimin

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 16:47

    Kryetari i Partisë SocialDemokrate ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, ku sipas tij flasin për mungesë të vizionit karshi dialogut me Serbinë.


    Sipas Molliqaj çfardo tërheqje e taksës është përgaditje për rrezikun e radhës dhe se Kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, duhet të shkoj përmes Kuvendit ose protestave.

    Molliqaj tha se përfundimi i dialogut me Serbinë mbyll të gjitha çështjet me Serbinë, ku kjo është e domosdoshme për Kosovën, shkruan Reporteri.net

    Tuje Molliqaj theksoi se Kurti nuk po e mban taksën që nuk dëshiron një marrëveshje të caktuar, por sepse Hashim Thaçi ia ka humbur shikimin. Pra sipas tij, ky obsesion po e dërgon Kosovën drejt avanturave të rrezikshme.

    Ky është postimi i plotë i Dardan Molliqaj:

    Kurti duhet të shkojë

    Republika e Kosovës është rezultat i përpjekjeve të qytetarëve tanë për liri e mëvetësi. Por, këto përpjekje janë realizuar kur janë krijuar edhe rrethanat e favorshme ndërkombëtare. Këta rrethana lidhen më së tepërmi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Momentet vendimtare kur aspiratat tona janë realizuar lidhen në mënyrë direkte me politikën e jashtme amerikane. Bombardimet e vitit 1999, por edhe shpallja e pavarësisë janë kështu.

    Situata e krijuar ditëve të fundit na flet për mungesë të vizionit karshi dialogut me Serbinë. Kjo mungesë e vizionit po përcillet me një abstenim absurd të Qeverisë karshi dialogut.

    Taksa nuk duhet hequr sepse kështu po na thonë të tjerët, por pikë së pari sepse përfundimi i dialogut me një marrëveshje që një herë e mirë mbyll të gjitha çështjet e hapura me Serbinë është interes jetik i Kosovës.

    Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nuk kanë dallime gjeopolitike që mund ta arsyetonin konfrontimin. Kurti nuk po e mban taksën sepse nuk po e dëshiron një marrëveshje të caktuar, por sepse obsesioni i tij me Hashim Thaçin ia ka humbur shikimin. Ky obsesion po na çon drejt avanturave e rreziqeve tërësisht të panevojshme. Dikush që nuk ka vizion as projekt për të ardhmen e vendit, që akuzon tërë kohën, por s’guxon të marrë përgjegjësi, nuk i duhet Kosovës. Dikush që reziston, për t’u dorëzuar pastaj pa asnjë efekt për të mirën e vendit, thjesht sepse e vërejti rrezikun për vete, është rreziku që i kanoset vendit.

    Nuk ia kemi borxh këtë gjë, sepse po e bën për vete. Kurti duhet të shkojë, përmes Kuvendit ose protestave. Çfarëdo tërheqjeje e taksës tash është përgatitje për rrezikun e radhës, rrjedhimisht ai nuk ka më të drejtën e vendimeve për fatin e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!