Kryetari i tifo grupit, Dardanët, Lulzim Berisha ka reaguar pasi është bërë e ditur që ndeshja Maqedoni – Kosovë do të luhet pa praninë e shikuesve.
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me 26 mars në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Ligës së Kombeve.
Për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në Evropë, ndeshja mes Maqedonisë e Kosovës do të luhet pa tifozë.
E për këtë kanë reaguar edhe tifozët e Kosovës, “Dardanët” të cilët kanë theksuar se do të mblidhen të gjithë së bashku për ta shikuar ndeshjen në Kosovë.
Ja postimi i Lulzim Berishës në Facebook:
“Ministria e Shëndetsisë së Maqedonisë ka marrë vendim që në 30 ditët e ardhshme të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e shikuesve (ku përfshihet edhe ndeshja jetike e Kosovës me 26 mars), për arsye të sigurisë nga koronavirusi që është shfaqur gjithandej botës.
Duke pritur edhe një njoftim zyrtar nga FFK dhe FFM, ne jemi duke shiquar mundësinë për të organizuar një eveniment ku do e përcjellim ndeshjen të gjithë “Dardanët” së bashku (në rast se kjo aprovohet nga organet kompetente të Republikës së Kosovës).
Gjithashtu, të gjithë ju tifozë Dardanë që keni rezervuar për të udhëtuar bashkarisht, rekuizitat(duks dhe shallë) janë të gatshme.Për informata dhe veprime të tjera, do ju njoftojmë edhe përmes faqes zyrtare.
FORCA KOSOVA JONË
Kosova në Europianin 2020″, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.