×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia thotë se të prekurit me koronavirus në Shqipëri do t’i strehojë në Kosovë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 17:05

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sot në një takim të zhvilluar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi kanë diskutuar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë si dhe për koordinim të aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


    Në këtë takim, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.

    “Kjo është pjesë e një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, por edhe obligim vllezëror për të ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Ministri Vitia.

    Ambasadori Minxhozi nga ana e tij ka falënderuar Ministrin Vitia dhe Ministrinë e Shëndetësisë për gatishmërinë për të kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve të dy shteteve./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!