×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli e quan të paaftë Kurtin: Po na rrezikon raporton me Amerikën

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 17:40

    Pas kërcenimit të Amerikës se trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Kosova, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka reaguar lideri i PDK-së, Kadri Veseli.


    Ky i fundit ka akuzuar Qeverinë Kurti duke thënë se kjo qeveri është e rrezikshme për Kosovën dhe në interesin e përgjithshëm nacional.

    Tutje Veseli ka thënë se dëmet që po i shkakton vendit kjo qeveri është e rëndë, shkruan Reporteri.net

    Lideri i PDK-së i drejtohet Kurtit me një mesazh duke i thënë se mund të jesh i majt apo edhe i djathtë me Kosovën e lirë, por e papranueshme është të konfrontohet interesi jonë.

    Ndryshe, Veseli ka bërë thirrje që nesër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, që me deputetët e tjerë dhe mbi 40 nënshkrime ta parandalojnë një dëmë të tillë duke kërkuar llogari nga kjo papërgjegjësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!