×
  • Sport
  • Sport

    Shokohet Liverpooli – 3 mijë tifozë të Atleticos udhëtojnë drejt “Anfieldit”

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 17:53

    Nesër me fillim nga ora 21:00, Liverpooli dhe Atleticos do të takohen në “Anfield” për ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.


    Një numër i madh i tifozëve nga Spanja pritet të jenë prezent në Liverpool për ta shikuar ndeshjen nga afër, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raporteve të fundit nga atje, thuhet se rreth 3 mijë tifozë të Atleticos kanë udhëtuar që ta ndjekin nga afër skuadrën e tyre.

    Por, qytetarët anglez kanë frikë se tifozët spanjoll mund ta përhapin koronavirusin në Angli dhe se gjendja mund të dal jashtë kontrollit.

    Dueli i parë u mbyll në 1:0 në të mirë të Atleticos, të shohim se si do të kundërpërgjigjet Liverpooli nga “Anfieldi” nesër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!