Shumë federata evropiane të futbollit i kanë bërë thirrje UEFA-s për shtyrjen e Kampionatit Evropian, shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Por, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ende nuk ka konsideruar një gjë të tillë, duke thënë se Kampionati Evropian do të zhvillohet siç është planifikuar, nga 12 qershori.
Janë disa liga në Evropë që tashmë kanë pezulluar kampionatin, përfshirë edhe Serie A.
Në Spanjë dhe Ligue 1, ndeshjet do të luhen pa tifozë.
Media kroate Index.hr ka pyetur UEFA-n se çfarë do të ndodh me Kampionatin Evropian, nëse këto shtyrje vazhdojnë në ligat evropiane.
“EURO 2020 do të fillojë në Romë më 12 qershor. UEFA komunikon me të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare dhe monitoron zhvillimet. Deri më tani nuk ka nevojë për ndryshimin e orarit dhe kohën e kampionatit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë problemin me shumë kujdes”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.