Pas zërave nga Shtëpia e Bardhë, për mundësinë e heqjes së trupave amerikane nga Kosova, ka ardhur një reagim nga ana e kryeministrit kosovar, Albin Kurti.
Kurti është takuar sot me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në instagram, Kurti ka thënë se me Ramën, kanë biseduar për zhvillimin e FSK-së dhe mundësitë e reja për avancimin e saj e të cilat i hapë programi qeverisës 2020-2023.
Në këtë shkrim, Kurti tha se me Rrahman Ramën për herë të parë është takuar gjatë luftës.
Sot mirëprita në zyrën time Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin njihem qysh moti – për herë të parë jemi takuar në Abri të Drenicës gjatë luftës në Kosovë.
Biseduam për zhvillimin e FSK-së dhe mundësitë e reja për avancimin e saj e të cilat i hapë programi qeverisës 2020-2023.