×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj shkon në Llap për ta mbështetur kandidatin e LDK’së kundër VV’së

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 19:01

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Komunën e Podujevës, nga ku është takuar edhe me ish-kryetarin e kësaj komune, tash Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.


    Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Te “Miftari” në Podujevë u ndalëm për një çaj me qytetarë, ku na u bashkua edhe ministri Agim Veliu”, ka shkruar Haradinaj.

    Sot gjatë ditës kreu i AAK-së ka deklaruar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë kanë vendosur që të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar, Nexhmi Rudarin.

    “Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët!

    Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari”, ka thënë sot Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!