×
  • Sport
  • Sport

    Vashat e Kosovës nuk ia dalin kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 19:54

    Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, ndeshja e vajzave, duel ky në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimin në kampionatin evropian 2021.


    Vashat sllovene u treguna më të zonjat në këtë ballafaqim, ku me golat nga Begic, Predanic dhe Milovic mposhtën vajzat tona në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Reporteri.net.

    Kjo përballje u mbyll me rezultatin finale në 0:3 në të mirë të Sllovenisë.

    Kosova mbetet në vendin e katërt me 6 pikë, kurse Sllovenia një vend më lartë me 9 pikë dhe një duel më pak.

    Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar Kosova kishte pësuar humbjen të thellë 5:0 nga Rusia./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!