Gjatë të martës në Klinikën Infektive janë shtruar 8 persona si të dyshuar me Koronavirus. Rezultatet dalin negative.
Brenda kësaj klinike në Qendrën Klinike Universitare, trajtohen pacientët që dyshohet që janë të prekur nga Koronavirusi.
Madje këtu, janë krijuar edhe dhomat e izoluara, ku mbahen personat deri në daljen e analizave përfundimtare.
Por, njëra nga pacientet që qëndroi brenda këtyre dhomave, pohon se rreziku për t’u infektuar më këtë virus, mund të ndodhet pikërisht brenda këtyre dhomave.Bile, janë publikuar edhe disa fotografi, në të cilat shihet që gjendja brenda Klinikes Infektive.
Madje sipas vet pacientes, kishte mungesë të gjerave elementare, si sapuni për larjen e duarve, e gjendja ne tualete.
Por, Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha, e ka mohuar një gjë të tillë.Sipas Berishës, të gjithë pacientët e dyshuar deri me tani, kanë dalë negativ.
Ndërsa të martën, edhe 8 raste të tjera, u paraqiten si të dyshuar me koronavirus.Ndërkohë, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve.
Në fund, Sejdiu tha se gjatë se martës, do ta mbajnë edhe një mbledhje me të gjithë drejtorët e klinikave në QKUK, për ta ngritur vetëdijen në rast se rastet e dyshuara me koronavirus, dalin pozitive.