Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero deklaroi se duhet e pakta një vit që të nxirret vaksina për koronavirusin.
“Nuk duhet të kemi panik. Kjo sepse paniku është gjëja më e keqe. Na duhet kohë që të nxjerrim vaksinë. Kemi nevojë për kohë, sepse vaksina nuk do jetë e disponueshme menjëherë. Do të duhet një vit më pak që të jetë e disponueshme. Do të duhet kohë dhe kohën e fitojmë duke zbatuar masat e distancave. Për viruse të caktuara mund të duhen 10 vjet por për këtë virus do na duhet një vit. Prandaj duhen marrë masa për të ndërprerë transmetimin. Nuk mund ta zhdukim, dot, ajo që na duhet është të ndërpresim transmetimin. Do krijojmë edhe antiviralë”, tha Montero në Real Story.
Ai shtoi se OBSH ndihmon institucionet shqiptare në mënyrë të vazhdueshme.
“Ne mbështesim vendet në shumë aspekte. Ne mbështesim vendet që të zhvillojnë laboratorët e tyre. Ne ndihmojmë qeveritë që të bëjnë planë dhe të ndalojnë shpërthimet epidemike. Ne kemi pasur raporte të afërta me të gjitha vendet europiane. Ne kemi punuar në mënyrë të shkëlqyer me qeverinë shqiptare”, u shpreh më tej Montero.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.