×
  • Lajme
  • Botë

    Gafa e kryeministrit holandez: U bën thirrje qytetarëve të mos shtrëngojnë duart, më pas e bën vetë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 7:13

    Gafa e kryeministrit holandez: U bën thirrje qytetarëve të mos shtrëngojnë duart, më pas e bën vetë.


    Kryeministri holandez Mark Rutte, u bëri thirrje qytetarëve që të mos shtrëngojnë duart me njëri tjetrin për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

    Por pa kaluar shumë kohë ai personalisht e theu këtë rregull, shkruan BBC.

    Pasi iu drejtua gazetarëve, Rutte u kthye me entuziazëm dhe ia shtrëngoi dorën Jaap van Diselit, drejtorit të qendrës së kontrollit të sëmundjeve ngjitëse në Holandë, që gjithashtu mori pjesë në konferencë.

    Por Van Disel i reagoi menjëherë duke ia bërë me dije se pa kaluar pak sekonda shkeli rregullin të cilin ai vetë bëri thirrje të që respektohet, e natyrisht se kjo e bërë të qesh kryeministrin holandez. Kohë më parë Rutte kishte propozuar mënyra tjera të përshëndetjes.

    Në Holandë janë konfirmuar 321 raste me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!