×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatura mujore e drekave të Kurtit peshon më pak se ajo ditore e Haradinajt

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 8:17

    Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shpenzuar gjatë një muaji në dreka sa harxhonin brenda vetëm një dite ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij.


    Gjatë shkurtit, saktësisht 879.30 euro kanë harxhuar në tryezë kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe këshilltarët politikë të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

    E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” të martën, pas një kërkese për qasje në dokumente publike.

    Kryeministrit Kurti nuk i është përshkruar ndonjë shpenzim, qoftë në dreka zyrtare brenda vendit, qoftë në kategorinë e drekave gjatë vizitave zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!