×
  • Lajme
  • Botë

    Nga mbrëmë 7 raste të reja me koronavirus në Serbi

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 8:39

    Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke rritur numrin e të infektuarve në 12, njoftoi Ministria e Shëndetësisë këtë mëngjes, transmeton Reporteri.net.


    Nga raporti i fundit, nga ora 18:00 natës së mbrëmshme deri në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm, u testuan mostra të 13 personave, shtatë prej të cilëve ishin pozitivë dhe gjashtë negativë.

    Sot, për në ora 11:00 është caktuar një takim i ri i krerëve të shtetit dhe epidemologëve në lidhje me masat e reja për parandalimin e zgjerimit të koronavirusit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!