×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thumbon Kurtin: Njëherë merrej me djalin tim, tash me djalin e Trumpit

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 10:43

    Presidenti Hashim Thaçi në konferencën që mbajti sot ku tha se kryeministri Albin Kurti edhe sot ka refuzuar ftesën e tij për takim, por se përkundër kësaj është i gatshëm ta takojë kurdo që dëshiron, e ka thumbuar jo pak atë.


    Kur u pyet nga gazetarët lidhur me deklarimin e Kurtit, se qëndrimi i djalit të presidentit Trump për heqjen e trupave amerikane nga Kosova nuk është qëndrim i presidentit amerikan, Thaçi ka ironizuar jo pak.

    “Ai njëherë merrej me djalë timin, tash me djalë të presidentit Trump. Nuk mendoj që qëndrimet e zyrtarëve të SHBA-vë, kongresmenëve,senatorëve, njerëzve përrreth janë qëndrime individuale”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti më tej tha se Kosova beson në SHBA dhe duhet si shtet të sillemi me përgjegjësi.

    “Ne duhet të jemi shumë koshient, shumë të përgjegjshëm, duhet të mendojmë për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme, ndërsa ne duhet të mos lejojmë askënd, edhe pse në pozicione të ndryshme të sillen si ndaj bombardimeve të NATO-s, vet presidentit Clinton, znj. Albright, presidentit Bush, presidentit Obama, zv.presidentit dhe tani ndaj qëndrimeve të presidentit Trump”, tha Thaçi. /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2770217886419045/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!