Kryetari i AAK-së, ish kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ftuar për nesër në takim në Kuvendin e Kosovës, të gjithë kryetarët e partive parlamentare.
Ftesën e ka bërë për të diskutuar rreth tarifës, e që thotë se partia e tij dhe ai vet, është që tarifa të hiqet veç kur Serbia ta njeh Kosovën në kufijtë ekzistues.
Takimin e ka thirrur për nesër në orën 14:00.
Postim i Haradinajt:
Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:
1. Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;
2. Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.
“Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare. Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.