Coronavirusi ishte parashikuar 12 vjet më parë në një libër profecish për fundin e botës, pohojnë teoricienët e konspiracionit.
Teoricienët e konspiracionit deri më tani kanë pohuar se virusi ishte parashikuar nga profeti i shekullit të 16-të, Nostradamus dhe Bibla e Krishterë.
Të tjerë kanë pohuar koronavirusi është një armë biologjike e prodhuar aksidentalisht në një laborator në Wuhan, Kinë.
Mijëra njerëz kanë shikuar gjithashtu në vepra fiktive për të gjetur të dhëna të supozuara dhe parashikime për koronavirusin, transmeton Reporteri.net.
Në një rast të tillë, lexuesit gjetën që autori Dean Koontz shkroi për një sëmundje të ngjashme me koronavirusin të quajtur Wuhan-400 në romanin e tij të vitit 1981 “The Eyes of Darkness”.
Por ka një autor tjetër që shumë pretendojnë se ka parashikuar shpërthimin e një sëmundje vdekjeprurëse në vitet 2020.
Në librin e saj të vitit 2008, Fundi i Ditëve: Parashikimet dhe Profecitë për Fundin e Botës, autorja Sylvia Browne shkroi për një shpërthim të pneumonisë që shkatërron botën.
Libri thotë: “Rreth vitit 2020 një sëmundje e rëndë si pneumonia do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe duke rezistuar ndaj të gjitha trajtimeve të njohura.
“Pothuajse më shqetësuese sesa vetë sëmundja do të jetë fakti që papritmas do të zhduket aq shpejt sa ka mbërritur, do të sulmojë përsëri 10 vjet më vonë, dhe pastaj do të zhduket plotësisht.”
Pasazhi i shkurtër ka ngjallur imagjinatën e shumë përdoruesve të mediave sociale që besojnë se përputhet me shfaqjen e papritur të koronavirusit.
Kujtojmë se në botë, numri i përgjithshëm i infeksioneve me coronavirusi ka tejkaluar 119 mijë.
Më shumë se 4200 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 66,000 janë shëruar.
Situata më e rëndë në Evropë është në Itali, ku 168 persona vdiqën dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 631, ndërsa numri i përgjithshëm i infektuar më shumë se 10,000. Por infeksioni i coronavirusit ka arritur pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. /Reporteri.net