Një vajzë 26-vjeçare nga Torino ka treguar në një emision në një kanal italian, eksperiencën e saj të keqe me koronavirusin.
Ajo flet për karantinimin e saj të ndarë nga familja.
Ethe e lartë dhe një ftohje e fortë: Kështu filloi Erica 26-vjeçare pozitive ndaj koronavirusit.
E detyruar të izolohet, vajza rrëfeu frikën e dy ditëve të para të qëndrimit e mbyllur vetëm në shtëpi.
“Tani kam vetëm një ftohje dhe një kollë. Dy ditët e para ishin më të vështirat, kisha ethe të lartë. Tani edhe e gjithë familja ime është në izolim”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.