Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po raporton në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Ai thotë se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk e nënshkruan dekretin e shkarkimit të 7 ambasadorëve, atëherë do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.
Ministri Konjufca i shpreh mirënjohje ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Citakut që, sipas tij, e lexoi saktë ligjin dhe e pranoi tërheqjen nga misioni diplomatik.
Ndërkaq, Konjufca thotë se siç e sheh ai ligjin, Presidenti i vendit nuk mund t’i vëjë veto dhe duhet ta nënshkruaj dekretin e shkarkimit.
“Nëse ai tenton të vejë veto, atëherë mund ta konsideroj dërgimin e tij në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca.
Ai më tej tha se propozimin për tërheqjen gjashtë ambasadorëve dhe një konsulli, e ka bërë në përputhje me ligjin ku thuhet se nuk parashihet një mandat i dytë për të emëruarit politikë në pozitën e ambasadorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.