Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka marrë vendim t’i mbyllë të gjitha restorantet, baret, klubet në Tiranë dhe Durrës.
Ai thotë se situata aktuale nuk është kohë pushimesh jashtë shtëpisë, por kohë lufte dhe sipas tij kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë për momentin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Ramës:
? NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!
? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157514993041523
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.