×
  • Lajme
  • Botë

    Si u infektova me koronavirus – rrëfimi i burrit që qëndroi për 15 ditë në anijen karantinë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 14:45

    Për 15 ditë, lundrimi në Princess Diamond ishte gjithçka që Carl Goldman dhe gruaja e tij, Jeri Seratti-Goldman, kishin shpresuar se do të ishte.


    Pastaj çifti nga Kalifornia u njoftuan për një virus të ri që po infektonte mijëra njerëz në Kinë. Kapiteni dyfishoi shpejtësinë e anijes dhe u kthye në port në Yokohama, Japoni, më 3 shkurt, një ditë më parë se sa ishte planifikuar.

    Atje, Carl dhe Jeri dhe 3,700 njerëzit e tjerë në anije  mësuan se do të karantinohen për 14 ditë.

    Goldman i cili ka hapur një blog në internet shkruan për simptomat që përjetoi pas infektimit me koronavirus, transmeton Reporteri.net.

    Përfundimisht më shumë se 700 njerëz që ndodheshin në Princess Diamond u infektuan me koronavirusin e ri. Tetë njerëz kanë vdekur.

    Në bordin e anijes, Goldmans, të cilët zotërojnë dhe drejtojnë një radio stacion në Santa Clarita, Kaliforni, u kufizuan në kabinën e tyre. Miqtë dhe shokët e tyre më të mirë të udhëtimit, Jerri dhe Mark Jorgensen, ishin në dhomë në vendin fqinj.

    Në ditën e 11, atyre iu tha që do të fluturonin për në SH.B.A. në aeroplanët e transportit ushtarak. Megjithatë, Jerri Jorgenson testoi pozitiv dhe u dërgua në një spital japonez.

    Në Ditën e 12, pasagjerët ishin ngarkuar në autobusë për udhëtimin në aeroport. Goldman tha që ata kaluan pesë orë duke pritur të largoheshin, dhe autobusët nuk kishin banjë.

    Gjatë fluturimit, Goldman nuk u ndje mirë. Ai kishte një kollë dhe ethe, kështu që u ul në një zonë të lidhur me kordon të aeroplanit të transportit.

    Goldman testoi pozitiv për koronavirusin ndërsa Jeri ishte negativ. Ata u ndanë në Nebraska në Njësinë Kombëtare të Karantinës në kampusin e UNMC / Nebraska Center në Omaha.

    “Diamond Princess” është karantinuar në portin e Yokohama në Japoni me rreth 3400 njerëz në bord që nga data 3 shkurt pasi një burrë hipi në anije nga Hong Kong dhe u zbulua se kishte virusin.

    Ajo ka grupin më të madh të rasteve të koronavirusit jashtë Kinës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!