×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi i LDK-së i thotë Konjufcës: Pse të bëhen lajme largimet e ambasadorëve, që u ka skaduar mandati?

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 15:01

    Anëtari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, partia e të cilit është në koalicion qeveritar me Vetëvendosjen, i ka reaguar ashpër ministrit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, në lidhje me shkarkimet e fundit të ambasadorëve.


    Gashi i ka thënë Konjufcës se duhet vendosur disiplinë komunikimin, dhe se nuk duhen bërë lajme, shkarkimet e ambasadorëve e konsujve të cilëve tashmë u ka skaduar mandati i tyre.

    “Shqetësimi im është me të drejtë, me përfaqësim politik, me tërheqjen e ambasadorëve dhe ka të bëjë me deklaratat e disa konsujve. Po ashtu nuk e kuptoj idenë se si të bëhen lajme shkarkimet e ambasadorëve, konsujve që u ka skaduar mandati”, theksoi Gashi, transmeton indeksonline.

    Ndryshe është paralajmëruar edhe tërheqja e Teuta Sahatqiut që vjen nga LDK-ja, e që është në pozitën e Konsulles së Kosovës në New York.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!