×
  • Lajme
  • Botë

    Kinë, 103-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 15:17

    Një 103-vjeçare është shëruar nga koronavirusi në Wuhan. Ajo u kurua për 6 ditë.


    E moshuara Zhang Guangfen, doli nga spitali pasditen e djeshme.

    Ajo është deri më tani pacientja më e vjetër në Kinë që shërohet nga koronavirusi, shkruan Daily Mail.

    Zhang u kurua brenda më pak se një jave, tha mjeku i saj Zeng Yulan për shtypin lokal.

    Gruaja u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse më 1 mars në Spitalin e Filialit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan, Provinca Hubei e Kinës qendrore.

    Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi mund të komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!