Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi i dytë i 1/8 së finales ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridi.
Në këtë takim përparësi për kualifikim e ka skuadra e Simeones, pas në “Wanda Metropolitano” ata triumfuan kundër”Reds” me rezultat minimal në 1:0, shkruan Reporteri.net.
Por, duhet mos harruar se sonte ndeshja e dytë luhet në “Anfield” dhe se skuadra e Liverpoolit është shumë e papërshtatshme nga terreni i saj.
Sido që të jetë, ne do t’i presim minutat e fundit që ta mësojmë edhe çerekfinalistin e radhës në Ligën e Kampionëve.
Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Liverpool XI: Adrián; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Salah, Mané, Firmino.
Atlético Madrid XI: Oblak; Trippier, Savić, Felipe, Lodi; Koke, Partey, Saúl, Correa; Félix, Costa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.