Seancë e jashtëzakonshme siç thuhet në kërkesën e opozitarëve për rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkuar në pauzë ende pa nisur pasi nuk ka pasur kuorum.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzë 20 minutëshe.
“Për shkak se janë vetëm 28 deputetë të pranishëm, kërkojmë që të shkojmë në një pauzë 20 minutëshe”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.
Vlen të ceket se në sallë kanë qenë prezent vetëm deputetët e opozitës, por jo edhe të partive në pushtet.
Nga ministrat e VV-së në Kuvend ka qenë vetëm ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila nuk ka qëndruar shumë, pasi me të marrë një telefonatë, ajo ka dalë nga salla ku mbahen seanca plenare, shkruan Reporteri.net.
Kurse nga ministrat e LDK-së, kanë qenë Agim Veliu, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa nga LDK. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.