Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Komuna e Prishtinës vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të marrë masa parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, shkruan Reporteri.net.
I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, komuna me të cilën ai udhëheqë vazhdon me masat parandaluese specifike rreth koronavirusit.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se gjatë vikendit hapësirat e ndërtesës së Komunës do të dezinfektohen më detajisht, punëtorët do pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.
Po ashtu institucionet arsimore do të furnizohen me material higjienik.
Ahmeti gjithashtu ka njoftuar se Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike ku marrin pjesë më shumë se 50 persona si dhe pezullohen takimet me palë në drejtoritë e ndryshme në Komunë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
P.S. Pa panikë, vetëm kujdes e parandalim!/Reporteri/