Ka filluar debati në seancën e thirrur nga opozita e Kuvendit, për shkak të qëndrimit të qeverisë për taksën, si dhe krisjen e raporteve me SHBA-në.
Gjatë debatit, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, tha se Kosova dhe Amerika nuk i prishin raportet mes tyre për shkak të taksës, siç edhe po duan dhe pretendojnë deputetët e opozitës.
“Sërish opozita e pakuptueshme dhe me kërkesa të padefinuara. Prej 3 grupeve parlamentare të nënshkruara këtu kemi 3 qëndrime të ndryshme. Qëndrimi i Kurtit dihet është zëvendësimi i taksës me reciprocitet, ju jeni të ndarë për taksën, por kur është fjala të bini kundër kryeministrit Kurti ju bëheni bashkë. Kosova edhe Amerika nuk i prishin raportet për shkak të taksës sic po keni dëshirë, poashtu as raportet me Serbinë nuk rregullohen me taksë sic po keni qef ju”, ka thënë Selimi.
Ndërkohë, LDK-ja ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta heqë tarifën dhe t’i hap rrugë dialogut.