Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë propozuar sot në Kuvend të Kosovës një rezolutë që do të autorizonte qeverinë që të bëjë përgatitje për negociata me Serbinë.
Në rezolutën e propozuar shkruhet se Kosova është e përkushtuar për bisedime politike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultojë me njohje reciproke.
Në pikën e dytë shkruhet se Kuvendi i Kosovës thekson se Kushtetuta është sovraniteti shtetëror, e se integriteti territorial dhe karakteri shoqëror janë të pacenueshme.
“Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, të dialogojë, apo të negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, thuhet aty.
Dy partitë e pozitës kanë propozuar këtë rezolutë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2019-të, ku thuhet se qeveria e ka mandatin që t’i udhëheqë bisedimet ose dialogun me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.