Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përkujtuar edhe një herë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha.
Limaj ka thënë se kjo gjë është e vërtetë, duke thënë se Qeveria do të përpijë shumë gjëra në vazhdim dhe taksa është vetëm fillimi, shkruan Reporteri.net
“Sot e lexova një deklaratë të një zyrtari të Qeverisë, që kish thënë se taksa është vetëm bishti i dardhës. E vërtetë, se kjo është vetëm bishti, dardhën keni me përbi ma vonë. Kuku-kuku-kuku, çka keni me përbi”, ka thënë Limaj.
Këto deklarata të Limajt iu referuan një deklaratë të këshilltarit Hoxha, i cili tha sot se ata që po ngusin Qeverinë për taksën nuk po e kuptojnë se ajo është vetëm bishti i dardhës.
“Ata që na ngusin për taksën, nuk po kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës që duhet me gëlltitë e me na mbetë në fyt. Asnjëri prej nesh nuk është i dashuruar pas një takse. Ne jemi ithtarë të reciprocitetit dhe të dinjitetit të shtetit”, kishte thënë sot Hoxha./Reporteri.net