Ministrja e Shëndetësisë e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja konservatore, Nadine Dorries, është diagnostifikuar me koronavirusin.
Dorries është deputetja e parë që rezultoi pozitive në testet e koronavirusit dhe ajo tha se ka marrë të gjitha masat e këshilluara dhe është vetë-izoluar në shtëopi.
Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa deri më 11 mars janë infektuar 382 njerëz, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.
Banka e Anglisë kaa njoftuar një ulje emergjentë të normave të interesit në përgjigje të ndikimit ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.
Qeveria do të zbulojë buxhetin e saj të parë më vonë, mes frikës në rritje për ndikimin që do të ketë shpërthim të virusit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.
Në nivel botëror janë identifikuar 119 mijë raste të të infektuar me koronavirus.
Deri të mërkurën në mëngjes janë raportuar 4,296 vdekje të shkaktuara nga sëmundja COVID-19.
Mbi 55% të rasteve raportohet se janë shëruar, përafërsisht 61,400 nga gjithsej 80,909 raste në Kinë.
Vendet e reja që raportuan raste në 12 orët e fundit janë Bolivia, Republike Demokrate e Kongos, Xhamajka dhe Turqia.
Koronavirusi e ka origjinën në Kinë. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të dhjetorit 2019, ndërsa që atëherë mbi 100 vende kanë njoftuar se kanë njerëz të infektuar./Reporteri/