×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja që keqpërdori veturën zyrtare, merr vendim që të mos përdoren ato jashtë orarit

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 19:16

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin për përdorimin e automjeteve zyrtare të institucionit që ajo drejton jashtë orarit të punës.


    Kujtojmë se disa ditë më parë u raportua se vetë ministrja Haxhiu, ka keqpërdorur veturën zyrtare duke e shfrytëzuar atë për nevoja familjare, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë:

    Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës.

    Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008.

    Si Ministre e Drejtësisë do të kujdesem deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara.

    Bashkëngjitur gjeni vendimin!

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!