×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 19:59

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një lidhje live në Facebook, ka bërë me dije se personat e prekur në Shqipëri janë 15 raste.


    Janë 283 raste të testuar dhe 15 pozitive. 3 rastet janë persona që lidhen me rastin e parë me pacientin zero ka thënë ajo.

    Ndërsa sa i përket të personelit në Durrës ajo tha:

    “Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit, dua që të njoftoj që të gjithë testimet janë negative. Kjo do të thotë që të gjithë mjekët kanë vepruar sipas protokolleve.

    Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave edhe sa i përket pacienteve dhe familjarëve”./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!