Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme e cila si temë diskutimi kishte virusin COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar masat parandaluese që do mirren në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera ministri Vitia, njofton se mos zbatimi i masave parandaluese është i dënueshëm sipas ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
“Në rast se persona të caktuar nuk mund te vetëkarantinohen, rekomandohet të hyjnë në karantina të përbashkëta të caktuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.”, ka thënë ai.
Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.