×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Marrëdhëniet me Amerikën janë ekzistenciale për Kosovën

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 22:14

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, se cili është qëndrimi i saj lidhur zhvillimet e fundit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    “Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, deputeti Krasniqi.

    Ndërkaq, kryekuvendarja Osmani ka thënë se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike, përcjell KP.

    “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!