×
  • Sport
  • Sport

    Parisi e mposhtë Dortmundin dhe kalon në çerekfinale, e Liverpooli në vazhdime me Atleticon

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 22:55

    Tashmë kanë përfunduar dy takimet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.


    Skuadra e Parisit arriti që në “Parkun e Princave” pa praninë e tifozëve ta mposhtin Dortmundin me rezultat final 2:0 dhe atë të përgjithshëm në 3:2, shkruan Reporteri.net.

    Me golat e Neymari dhe Bernat, skuadra parisien e arriti kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Ndërkaq, skuadra e Liverpoolit me një gol të vetëm për 90’minuta lojë i siguroi vazhdimet, pasi Atletico kishte shënuar në ndeshjen e parë.

    Edhe pse raste kishte shumë nga skuadra e Klopp, vetëm një u realizua e ai ishte nga Wijnaldum në minutën e 43’të të takimit.

    Mbetet të shihet se si do të shkojnë vazhdimet në takimin Liverpool – Atletico Madrid./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!