×
  • Lajme
  • Lajme

    Dezinfektohen autobusët e Trafikut Urban

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 23:10

    Autobusët e Trafikut Urban janë dezinfektuar sonte si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti më anë të një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

    Ai ka bërë thirrje që të mos krijohet panik por vetëm të kemi kujdes dhe të mundohemi ta parandalojmë përhapjen e virusit.

    Gjatë ditës së sotme, Ahmeti gjithashtu ka njoftuar për masat parandaluese që do të marrë komuna e Prishtinës.

    Ai ka treguar se gjatë vikendit hapësirat e ndërtesës së Komunës do të dezinfektohen më detajisht, punëtorët do pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.

    Po ashtu institucionet arsimore do të furnizohen me material higjienik.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sonte janë dezinfektuar ? e Trafikut Urban si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit!

    Pa panikë, vetëm kujdes e parandalim!

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/2805503529519476?__xts__%5B0%5D=68.ARAFk47M4jsx9Er8ljvRy_7Trb5oSQB7tZ_fD4mPlqCTsl-FExf9-K2s48OJ2s-GCDLJ40-RKKxlhsy_DnyC3WP_kWkPcEkupcHGZyMRBrUifWha6ZfucPSJYCj9Kw-dEHKZ0YSTFdy_PSsoK_D_kiHZgzf8Yt3CqwrPJl1bs600NeeAebkNjAiSL9vSF3S_YCTbFgRXCSuxih7TLqc6GI4sn_CH-5fEgoUnpGjGny4YpVujBIM-gjToNE6VUsqI6aQKzmCt5Qb-T7Nq1IQAlL9883soWBeq8_GCvSyuv1izusFv8lCkQRj76vq_AiPhojJan3y58RadxW3nGAfYa5EYeA&__tn__=-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!