Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se deri tani nuk kanë pranuar asnjë vendim/kërkesë zyrtare për anulimin/ndalimin e destinacioneve që i shërbejnë në ANP, përveç destinacionit të Italisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gara ka thënë se qytetarët do të informohen për çdo risi në lidhje me fluturimet.
“Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë se deri më tani nuk kemi pranuar asnjē vendim/kërkesë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat i shërbejmë nga ANP ‘Adem Jashari’, përveq destinacionit të Italisë!
Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja!
Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante!”, ka shkruar Gara.”/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.