×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e ka prioritet përmbylljen e projekteve të nisura dhjetë vjet më parë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 7:57

    Qeveria e ka prioritet përmbylljen e projekteve të nisura dhjetë vjet më parë
    Realizimi i dy projekteve të filluara mbi 10 vjet më parë, përkatësisht zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë (M9) dhe Prishtinë – Mitrovicë (M2) janë parë me prioritet nga Qeveria Kurti, në buxhetin për vitin 2020.


    Në këtë Projektbuxhet parashihet edhe përshpejtimi i projekteve për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë dhe asaj Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Por, aty nuk parashihet fillimi i projekteve të reja të prokalmuara nga Qeveria Kurti, siç janë ai për vazhdimin e autostradës Besi-Merdar, ndërtimi i aksit rrugor Prizren-Tetovë (pjesa e Kosovës përmes Tunelit) dhe ndërtimi i aksit rrugor Gjakovë-Shkodër. Sipas Qeverisë së Kosovës, nuk do të ketë projekte të reja pa përfunduar ato ekzistuese.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit do të ketë buxhet 202 milionë euro, prej tyre 177 milionë euro janë paraparë për realizimin e projekteve kapitale. Për infrastrukturën rrugore janë paraparë 119 milionë euro, për rehabilitimin e rrugëve 37.5 milionë euro, për ndërtimin e rrugëve të reja 21.3 milionë euro, ndërsa për projektet e bashkëfinancuara me komuna janë paraparë 21.6 milionë euro. Po ashtu për mirëmbajtjen e rrugëve për vitin 2020 është paraparë një shumë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa për ndërtimin e urave 2.1 milionë euro. Sa u përket shpronësimeve në kuadër të kësaj Ministrie, është paraparë fondi prej 22 milionë eurove.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!