×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Ekonomike Amerikane anulon ngjarjen ku ishte mysafir Kurti, kjo është arsyeja

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 9:22

    Qeveria e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.


    Për të zbatuar vendimin e qeverisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka anuluar të gjitha aktivitetet publike

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Ndër ngjarjet e planifikuara për ditën e enjte ishte edhe Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë-Forum me Kryeministrin, por është anuluar.

    “Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeministrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!