×
  • Lajme
  • Lajme

    Paniku i qytetarëve, krijohen kolona para mullinjve të miellit

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 10:53

    Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, por përkundër kësaj qytetarët kanë filluar të ndërmarrin masa në rast se do t’iu duhet të izolohen nëpër shtëpi.


    Blerje të shumta të produkteve ushqimore dhe atyre higjienike po bëhet anembanë vendit.

    Por qytetarët më së shumti janë të interesuar të blejnë miell, ku në disa qytete e fshatra kanë vërshuar tek fabrikat e miellit.

    Pasi që radhë të gjata u krijuar sot në një nga fabrikat e miellit në qytetin e Podujevës dhe fshatin Komoran të Drenasit, njëjtë ka ndodhur edhe në një mulli që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.

    Në disa foto të siguruara nga Reporteri.net shihen numër i madh i veturave, që tregon se njerëz të shumtë po presin për t’u furnizuar me miell.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!