×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse vëreni rritje të çmimeve në markete ose barnatore, kontaktoni këtë numër të ATK-së

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 11:02

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar deri mbyllje të bizneseve që rritin çmimet e produketeve, duke shfrytëzojnë shqetësimin e qytetarëve lidhur me koronavirusin.


    Ai ka thënë se ATK-ja do të dalë në teren për të inspektuar marketet dhe farmacitë për të identifikuar çmimet dhe në rast se ka çmime të tilla, atëherë do të ndërmarrë veprime rigoroze në mbylljen e biznesit.

    Bislimi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në rritje enorme të çmimeve të thërrasin në nr e tel: 0800 80 800 dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes ku sipas tij do të pësojnë dënime të mëdha.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!