×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk iu japin pushim nga puna, raportojeni menjëherë – dënohen deri me 2 vjet burg”

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 11:07

    Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ftuar të gjithë gratë dhe burrat që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të vendimit qeveritar për lirimin e njërit prind nga vendi i punës për përkujdesje fëmijësh.


    Ajo përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe për veprimet që do të ndërmerren ndaj atyre që nuk e zbatojnë këtë vendim.

    “Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve të tjera të raportuara në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, DËNOHET ME BURGIM DERI NË 2 VJET”, ka shkruar Bala.

    https://www.facebook.com/bnazlie/posts/10217955944663435

    Kujtojmë se mbrëmë qeveria mori vendim që të pezullohet mësimi deri më 27 mars. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!