Ata që rrezikohen më shumë, të moshuarit, po tregohen edhe më të pabindurit për të rritur masat e sigurisë.
Edhe pse ju kërkohet që të qëndrojnë brenda dhe të mos grupohen sërish të moshuarit i gjen në lulishte, apo parqe e stola me lojën e tyre të preferuar dominotë.
Shumë të tjerë tregohen akoma më të papërgjegjshëm, me justifikimin “s’na gjen gjë” duke rrezikuar që bashkë me papërgjegjshmërinë e tyre të çojnë në shtëpi edhe virusin vrasës që mund të infektojë fëmijët dhe nipat e mbesat, raporton tch.
Në një moment kur të gjithëve ju kërkohet që të qëndrojnë të izoluar, të evitojnë daljet publike pa shkak, në rrugë shkon rëndom të moshuar në grupe që për ironi diskutojnë me njëri tjetrin se sa i rrezikshëm është koronavirusi.
Por nuk janë vetëm ata por edhe të rinjtë që megjithë urdhrat qeveritarë për të mos qëndruar më në bare e lokale nate, dje në mbrëmje në disa qytete të vendit lokalet ishin plot. Është dashur ndërhyja e policisë për të mbyllur shumë lokale nate në Elbasan, Korçë, Vlorë apo shumë qytete të tjera të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.