Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është takuar sot me ambasadorin Italian në Kosovës, Nicola Orlandon.
Përveç bisedave të zakonshme, ministrja Dumoshi tha se me ambasadorin Italian folën edhe për koronavirusin, shkruan Reporteri.net.
Duke dashur të sensibilizojnë qytetarët, ministrja nuk i ka dhënë dorën ambasadorit, por kanë folur vetëm me bërryl.
“Sot pata takim me Ambasadorin Italian me të cilin diskutuam për sport dhe kulturë, fusha këto që vendet tona kanë mundësi të mëdha bashkëpunimi. Këtë takim po ashtu e shfrytëzuam për një mesazh vetëdijesues lidhur me #COVID19 #Coronavirus, duke mos u përshëndetur për dore, por nga distanca”, ka thënë Dumoshi.
Ndryshe, Italia është shteti evropian më i prekur nga koronavirusi, ndërkaq Kosova akoma nuk e ka asnjë rast./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.