Një ditë më parë, shërbimi më i madh spitalor në vend, QKUK, tha t’i ketë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit vdekjeprurës koronavirus.
Por mjekët dhe stafi i mesëm shëndetësor ende nuk janë furnizuar me maska mbrojtëse kundër koronavirusit dhe mjete të tjera, raporton KOHA.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, thotë se kushtet në të cilat po punojnë mjekët paraqesin rrezik për shëndetin e tyre.
Me maska të zakonshme dhe jo shumë rezerva të këtyre produkteve janë duke punuar edhe infermierët në radiologji.
Me maska të zakonshme këtë të enjte është parë edhe stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, i cili po i trajton rastet e dyshuara me koronavirus.
Por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka pranuar se ata deri më tani kanë pasur probleme të furnizimit me mjete mbrojtëse, por pritet që problemi të evitohet së shpejti.
Stafit mjekësor, siç ka paralajmëruar ministri Vitia, do t’i dërgohet edhe një qarkore me rekomandime për masa parandaluese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.